Njohesi i politikes amerikane, Ilir Ibrahim ka folur për zgjedhjet në SHBA duke thënë se Partitë janë të pakënaqura me kandidatët e tyre.

Në emisonin debatues Cick, Ibrahimi ka theksuar se në këtë fushatë mungon entuziazmi i partive respketive.

“Ajo çka dallon në këtë fushate është një entuziazëm i munguar i partive respektive në këtë rast te partisë Demokrate dhe Republikane ndaj kandidatëve të tyre, ajo shihet më shumë te partia Republikane sesa te partia Demokrate. Por nuk e kemi atë entuziazëm siç jemi mësuar ta shohim ku ka një angazhim të madh të masave që dalin ne mitingje kjo është edhe për shkak të pandemisë mirëpo edhe një mungesë e kënaqësisë për kandidatët ë cilët janë në garë”, ka thënë ndër të tjera Ibrahimi./21Media