Çdo njeri e ka të paktën një person me të cilin ka ngjashmëri të dukshme fizike. Një ngjashmëri të madhe me yllin e futbollit Zlatan Ibrahimovic e ka djali nga Kosova, Doni Jahaj 25-vjeçar.

Doni për portalin rtv21.tv ka treguar se ka shumë raste kur njerëzit në rrugë ndalen për tu fotografuar me të. Këto raste sipas tij më së shumti ndodhin në Istog vendin ku jeton ai, shkruan rtv21.tv

“Në qytet shumë më ka ndodhur se kërkonin fotografi sepe të gjithë thonë se kemi ngjashmëri të madhe”, ka thënë Doni.

Veç kërkesave për tu fotografuar Doni ka treguar se “çdo njeri si ri ashtu edhe i moshuar më thërrasin Ibra”. Por, nuk mjafton me kaq, sepse komentet e shumta Doni i merr edhe në rrjetet sociale.

Doni ka thënë se ëndrra e tij është që të takohet me të dhe si kujtim ka dëshirë ta ketë një fotografi të përbashkët me 39-vjeçarin që po lë gjurmë në botën e futbollit.

Ngjashmërinë e kosovarit me Ibrahimoviçin e dëshmojnë edhe disa fotografi në rrjetet sociale./21Media