Në Torino kanë filluar të shiten fanellat e Juves me numrin 9

Në Torino kanë filluar të shiten fanellat e Juves me numrin 9

Të gjithë janë duke pritur që të sqarohet e ardhmja e sulmuesit argjentinas, Maurdo Icardi me Interin.

Por, në Torino tashmë kanë filluar të shiten fanellat e Juves me numrin 9 dhe emrin e Icardit para stadiumit të “Zonjës së vjetër”.

Kjo është vetëm një shenjë se tifozët bardhezi e pëlqejnë lojtarin dhe do të dëshironin ta kishin në skuadrën e tyre.

Në rast se Icardi dhe Inter nuk gjejnë gjuhën e përbashkët për të tejkaluar problemet, atëherë Juventus flitet si një nga skuadrat ku mund të përfundojë argjentinasi.