Icardi flet për ndarjen nga Wanda Nara: Ajo ka vendosur t’i japë fund lidhjes, por ne jemi ende të martuar

Sulmuesi i Galatasaray, Mauro Icardi ka folur ndarjen nga Wanda Nara.
Sipas Icardit, pavarësisht raportimeve të shumta, ata të dy janë të martuar akoma.
Futbollisti thotë se modelja, e cila është edhe menaxherja e sulmuesit, është tallur në mbarë botën për deklaratat publike që ka bërë për marrëdhënien e çiftit.
“Fatkeqësisht Wanda Nara ka vendosur t’i japë fund lidhjes. Por ne jemi ende të martuar. Unë e njoh atë më mirë se kushdo. E di se çfarë lloj personi është dhe e kam mbrojtur gjithmonë. Por ajo po tallet në të gjithë botën. Për shkak të sjelljes, qëndrimeve të saj, nuk jam i disponueshëm për të vazhduar me këtë”, ka thënë ai në një bisedë me fansat e tij të bërë live në Instagram.
Icardi gjithashtu foli edhe për fëmijët që sipas tij, deklaratat rreth ndarjes i kanë parë në rrjetet sociale dhe kjo te ta ka pasur ndikim negativ.

 Kujtojmë se, Icardi dhe Wanda  kanë dy fëmijë bashkë, kurse, Wanda ka edhe tre fëmijë me futbollistin Maxi Lopez./21Media 

Back to top button