Dy njerëz u vranë mbrëmë në Laç

Dy njerëz u vranë mbrëmë në Laç

Janë identifikuar autorët e vrasjes së dy kushërinjve në Laç. Burime nga policia bënë të ditur se shpallën në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasve, Markel Gjonbushi 25 vjeç dhe Vincens Pali (Bushi).

Dy kushërinjtë Mikel dhe Jani Jushi 35 dhe 30 vjeç u qëlluan me armë zjarri mbrëmjen e së dielës (28 prill 2019) në lagjen numër 1 të qytetit të Laçit.

Sipas disa dëshmitarëve, dy viktimat ishin në lokal, debatuan dhe u konfliktuan me autorët. Këta të fundit patën edhe armë me vete. Autorët i ndjekën për rreth 100 metra dy kushërinjtë Jushi, të cilët tentuan të largohen dhe qëlluan disa herë me pistoletë në drejtim të tyre.

Plumbat i kapën disa herë në trup Mikel dhe Jani Jushin, ndërsa përpiqeshin t’i shmangeshin autorëve, por mbetën të plagosur rëndë. Ata u transportuan në Tiranë për mjekim, por si pasojë e plagëve të marra ndërruan jetë në spital.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por policia ka dyshime se ngjarja ka të bëjë me konflikte të mëparshme të autorëve dhe viktimave, raporton oranews.