Identifikohet i riu që u ekzekutua në Vlorë me plumb në kokë

Është identifikuar i riu i cili u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vlorë.
Mediat në Shqipëri bëjnë me dije se trupi i pajetë i përket shtetasit Xh. B., 25-vjeç, me origjinë nga Elbasani.
Trupi i pajetë u gjet nga kalimtarët e rastit, brenda makinës Fiat Punto me targa të  Tiranës. Viktima është gjetur pranë zonës së quajtur “Qafa Topit” në afërsi të fshatit Babicë, në një rrugë dytësore.
Ky shtetas rezulton me precedent të mëparshëm penalë. Ai është arrestuar në vitin 2018, pasi së bashku me një person tjetër u kapën nga policia duke transportuar 7 shtetas sirianë./21Media

Back to top button