Identiteti i Xhakës

Përfaqësuesi i Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, i cili që nga loja e fundit e Shqipërisë kundër Italisë, ku kjo e fundit humbi 2-0, po kalon një fazë jo të mirë në marrëdhëniet e tij me trajnerin Gianni De Biasi

Pas takimit, ku Xhaka nuk u aktivizua për asnjë moment, u bë i ditur lajmi se ai dhe Abrashi më nuk do të jenë pjesë e Kombëtares dhe për disa ditë kanë vazhduar akuzat dhe kundër akuzat mes Xhakës, De Biasit dhe kreut të Federatës Shqiptare, Armando Duka.

Xhaka nuk u grumbullua në miqësoren e Shqipërisë kundër Bosnje e Hercegovinës, të cilin po ashtu e humbi dhe tani në këtë situatë rikthimi i tij nën “komandën” e italianit duket e pamundur.

Por, Xhaka është kujdesur që përmes deklarimeve dhe postimeve të tij në rrjetet sociale ta paraqes identitetin e tij kombëtar, më të cilin ai krenohet çdo herë.

Xhaka së fundi përmes një postimi ka publikuar katër shqiponja, me identitetin e shenjave të gishtit, në katër periudha të veçanta historike, si me formimin e Principatës së Arbrit më 1190, kthimin e Skënderbeut në Krujë, 1443, shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, 1912 dhe vitin 2017, për të treguar se identiteti nuk ka ndryshuar deri më sot. Ai po ashtu ka shkruar “Identiteti im”.

Back to top button