Iggy Azalea zbuloi se u bë nënë. Rep-artistja solli në jetë një djalë. Përmes një storie në Instagram, ajo ndau lajmin e mirë me fansat.

“U bëra me djalë. Prisja për momentin e duhur ta them këtë, por duket se aq më shumë që kalonte koha, aq më shumë shqetësohesha që nuk po e ndaj këtë lajm kaq të rëndësishëm me të gjithë ju. Doja ta mbaja jetën e tij private, por desha ta bëjë të qartë se ai nuk është sekret dhe se e dua më shumë sesa mund ta përshkruaj me fjalë”, shkroi ajo.

Azzalea, që aktualisht është në lidhje dashurie me reperin Playboy Carti, nuk dha ndonjë informacion tjetër për djalin e saj. Megjithëkëtë që nga dhjetori i vitit të kaluar është raportuar në media se ajo është shtatzënë./21Media