Manchester City mund ta shesë talentin nigerian

Manchester City mund ta shesë talentin nigerian

Futbollisti Kelechi Iheanacho pritet të largohet nga City por jo edhe nga Premier Liga, pasi që talenti 20-vjeçar është duke u kërkuar nga Leicester City.

Ish-kampioni i Anglisë, i ka ofruar Cityt 25 milionë funte dhe kjo ofertë nuk është se nuk i ka pëlqyer trajnerit Pep Guardiola, i cili është duke shqyrtuar mundësinë e shitjes së tij.

Edhe West Hami më herët është interesuar për reprezentuesin e Nigerisë, por skuadra e Slaven Biliç ka një ofertë më të vogël sesa ajo e Leicesterit.