Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka publikuar raportin “Lufta për statistika të korrupsionit”, ku u tha se gjatë vitit 2019, sistemi prokurorial ka pranuar 380 lëndë të korrupsionit, ndërsa ka zgjidhur 388 lëndë. Kurse, kanë mbetur të pa zgjidhura 432 raste ku përfshihen 1 mijë e 122 persona.

Derisa u bë e ditur se në viti 2019, është ngritur vetëm një aktakuzë ndaj profilit të lartë, ndërsa në viti 2020 janë ngritur 5 aktakuza.

Nga IKD, Betim Musliu, tha se trajtimi i rasteve të korrupsionit nga sistemi prokurorial, vazhdon të mbetët shqetësues. Ai shtoi se prej viti 2019, kanë mbetur të pa zgjidhura 432 raste, ku përfshihen 1 mijë e 122 persona.

“Gjatë vitit 2019, IKD ka monitoruar 1180 seanca gjyqësore të rasteve të korrupsionit, ku përfshihen 334 rasteve me 919 persona të përfshirë….Trajtimi i rasteve të korrupsionit nga sistemi prokurorial vazhdon të mbetët shqetësues, për nga performanca dhe mënyra e zgjidhjes së rasteve. Viti 2019 ka qenë vite i ngjashëm me vitet tjera në fillim të vitit sistemi prokurorial i ka pasur 654 raste, ku janë përfshirë 1 mijë e 502 persona, i ka pranuar gjatë këtij viti 380 raste të reja ku përfshihen 777 persona, janë zgjidhur 388 raste ku përfshihen 734 persona dhe në fund kanë mbetur të pa zgjidhura 432 raste ku përfshihen 1 mijë e 122 persona”, tha ai.

Sa i përket dënimeve të korrupsionit për personat e profilit të lartë, ai tha se në vitin 2019 vetëm një aktakuzë është ngritur ndaj profilit të lartë, ndërsa në viti 2020 janë ngritur 5 aktakuza.

Musliu shtoi se gjykimi i rasteve të profilit të lartë, dëshmon që nuk ka vullnet që të bëhet një zbatim strikt i ligjit.

“Nga gjetjet na del që trendi i trajtimit të rasteve të profilit të lartë, vazhdon ta ketë logjikën e njëjte, nuk është që nuk ka raste të cilat denoncohen dhe trajtohen por që përfundimisht ngritja e aktakuzave ndaj këtij profili, ka qenë në një performancë tmerrësisht të dobët sidomos në viti 2019, ku vetëm një aktakuzë është ngritur ndaj profilit të lartë, ndërsa në viti 2020 janë 5 aktakuza të ngritura por që kjo trajtohet në raportet pasuese. Gjykimi i rasteve të profilit të lartë ende dëshmon që nuk ka vullnet që të bëhet një zbatim strikt i ligjit, për t’i ndëshkuar ata që i takojnë profilit të lartë”, deklaroi ai.

Sipas Hyrije Mehmeti nga IKD, ajo çka vazhdon të mbetët shqetësuese është politika e dënimeve në rastet e korrupsionit që vazhdon të jetë e ulët, derisa shtoi se këto dënime nuk ia arrijnë as qëllimit.

Ajo theksoi se gjatë viti 2018, Gjykata ka pasur më shumë lëndë se sa vitin 2019.

“Sa i përket trajtimit të rasteve të korrupsionit nga Gjykata Themelore, gjatë vitit 2019 shohim se kemi gjithsej, 419 lëndë të cilat kanë qenë në punë, prej të cilave 150 lëndë janë zgjidhur apo 6 lëndë më pak se sa janë pranuar gjatë vitit. Kurse në fund të vitit Gjykata ka mbetur me 269 lëndë të pa zgjidhura. Ajo çka vazhdon të jetë shqetësuese është politika e dënimeve në rastet e korrupsionit që vazhdon të jetë e ulët dhe me këtë rast IKD vlerëson se këto dënime nuk ja arrijnë as qëllimi. Në këtë drejtim mund të shohim se gjatë viti 2019 Gjykata kanë shqiptuar më shumë dënime me gjobë se sa me burg apo me kusht, ndërsa nëse bëjmë krahasim me vitin 2018 shohim se Gjykata ka pasur më shumë lëndë se sa vitin 2019, mirëpo në fund të vitit 2019 kanë mbetur me më shumë lëndë se sa kanë mbetur në vitin paraprak”, tha ajo.

Ky raport është bërë në përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan.