IKD: Neni që përcakton shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në kundërshtim me Kushtetutën

Hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), Astrit Kolaj gjatë prezantimit të raportit “Integriteti i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve” ka thënëse neni 40 i projektligjit për Rekrutimin, Vlerësimin e Performancës, Kontrollin e Integritetit, Avancimin dhe Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, ku përcaktohen kushtet kur një gjyqtar dhe prokuror mund të shkarkohen nga detyra, është në kundërshtim me Kushtetutën.

“IKD ka gjetur se Neni 40 i projektligjit ku përcaktohen kushtet kur një gjyqtar dhe një prokuror mund të shkarkohen nga detyra, janë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, konkretisht nenin 104.4 dhe nenit 109.6, ngase në këtë projektligj për shkarkim të gjyqtarëve dhe prokurorëve është caktuar kriteri edhe “nëse vërtetohet së kanë pasuri të pajustifikueshme”, kusht ky që me Kushtetutë nuk parashihet”, tha Kolaj.

Andaj, tha se Instituti i Kosovës për Drejtësi rekomandon fshirjen e këtij neni.

Ai paraprakisht tha se edhe në Projektligjin për Rekrutimin, Vlerësimin e Performancës, Kontrollin e Integritetit, Avancimin dhe Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, Ministria e Drejtësisë është referuar në draft-amendamente të cilat ende nuk janë miratuar, pasi është vendosur kontrolli i pasurisë së pajustifikueshme si pjesë e kontrollit të integritetit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Back to top button