Vitia theksoi se janë paraqitur 15 raste të dyshimta

Vitia theksoi se janë paraqitur 15 raste të dyshimta

U mblodh sot komisioni i posaçëm për parandalimin e koronavirusit në Kosovë. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se deri më tani nuk ka asnjë person me koronavirus.

Ai bëri të ditur se sot janë paraqitur 15 raste të dyshimta, rezultatet e të cilave do të dalin rreth orës 14:00.

“Para gjysmë ore ka marr raportin e ri i cili tashmë përgatitet disa herë në ditë dhe nga data 02 shkurt deri më 13.03 në laboratorin e mikrobiologjisë molekulare në IKSHP janë testuar gjithsej 93 mostra të dyshimta me virusin COVID 19 dhe të gjitha kanë rezultuar negative. IKShP-ja gjatë ditës së sotme ka marrë informata nga Klinika Infektive edhe për 15 raste të dyshimta për COVID 19. Pacientët pasi u kontrolluan nga ekipi i infektologëve dhe iu morën mostrat dhe tani po presim që në orët e pasdites diku rreth orës 14 të dalin rezultatet për të cilën do të njoftoheni edhe ju edhe qytetarët e Kosovës. nga data 1 shkurt deri më datën 13 mars në aeroportin ‘Adem Jashari’, si dhe në pikat tokësore kufitare janë regjistruara 5510 qytetarë”, tha ai.

IKShP-ja thekson se akoma nuk ka vend për panik, por që ka kërkuar kujdes të shtuar. Po ashtu, me rekomandim të IKShP-së, u kërkua mbyllja e të gjithë kuflijve me vendet fqinje.

“IKShP-ja dhe komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse të MSh-së bazuar në pikën e dy masave të qeverisë të datës 11 mars e cilas thotë: Pezullimi i përkohshëm i linjave ajrore dhe tokësore për në vendet me risk të lartë dhe të mesëm deri në një vendim tjetër japin rekomandim për ministrin e Shëndetësisë që të ndërmerren masa konkrete në këtë drejtim”, tha Vitia.

Më pas me rekomandim të kryeministrit Kurti, mbledhja vazhdoi punimet me dyer të mbyllura.