IKSHPK: 3 rastet me vdekje që u raportuan sot, ishin negativ me Covid19

 

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë një sqarim pas komunikatës për vdekjen e tre personave me Covid gjatë 24 orëve të fundit.

“Instituti Kombëtar sqaron se Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes të hospitalizuar në Klinikën Infektive dhe MIQ të QKUK dhe spitalin e Vushtrrisë me sëmundje shoqëruese dhe COVID pozitiv. Në momentin e vdekjes pacientët kanë qenē COVID negativ.Në raportin përfundimtar klinik Diagnoza është Gjendje pas COVID-19 dhe rezultatet laboratorike janë negative” thuhet në reagimin e tyre.

Ministria e Shëndetësisë, QKUK dhe IKSHPK Shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve me rastin e vdekjes së të afërmve të tyre.

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, brenda 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 634 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 63 raste pozitive. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 126 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.451. /21Media

Back to top button