Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, edhe njëherë ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat e reja të vendosura në Qeveria e Kosovës, pasi që konsideron se rrezikshmëria për përhapjen e pandemisë Covid-19 ende është e lartë.

“Nga 1 korriku me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës ka filluar aplikimi i një cikli të ri të masave parandaluese ndaj përhapjes së COVID-19 në vendin tonë! Duke qenë se këto masa janë në funksion të ruajtjes dhe mbrojtjes së shëndetit tuaj, të familjes dhe popullatës në tërësi, kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj në aplikimin e tyre. Në ballafaqimin me pandeminë e COVID-19 këto janë masa të ndërmarra dhe të aplikuara edhe nga vendet tjera ku është rishfaqur valë e re dhe të cilat i kanë treguar efektet e tyre. Prandaj, ju lutemi që t’iu përmbaheni të gjitha masave të shpallura dhe të respektoni në përpikëri masat dhe oraret e lëvizjes të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës”, thuhet ndër të tjera në shkrimin e IKSHPK-së në Facebook./21Media

QYTETARË TË DASHUR!

Nga 1 korriku me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës ka filluar aplikimi i një cikli të ri…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Thursday, 9 July 2020