Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka bërë apel për vazhdimin e mbajtjes së maskave e distancës, pasi që sipas tyre, “asgjë nuk ka përfunduar! Virusi nuk po tallet! Virusi akoma gjendet në mesin tonë”.

IKSHPK-ja shkruan se lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Sakrificën tonë për të ruajtur shëndetin ta konsiderojmë si vlerë sublime duke vazhduar me mbajtjen e distancës fizike dhe mbajtjen e maskave në vendet publike. Ju lutemi për kujdes të shtuar deri në shuarjen e plotë të COVID-19! Ju lutemi të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve. Virusi nuk ka këmbë, andaj mos ia jepni këmbët e juaja sepse do të rrezikoni të gjithë e më së shumti të afërmit tuaj! Luten institucionet për mbajtjen e rendit dhe inspektoratet për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim“, thuhet në reagimin e IKSHPK-së.

Sonte në Kosovë janë konfirmuar 21 raste të reja me koronavirus ndërsa, dhjetë persona janë shëruar ./21Media