Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka ripërsëritur kërkesën e vazhdueshme për bartjen e maskave nga qytetarët, si masë mbrojtëse kundër COVID-19.

Përmes një njoftimi për media, IKSHPK ka bërë të ditur se bartja e maskave mbetet obligative.

“Si pasojë e mos bartjes së maskave nga ju, qytetarë të nderuar, po rrezikohet shëndeti i juaj dhe i qytetarëve të tjerë dhe po rëndohet situata e përgjithshme epidemiologjike që po mbahet nën kontroll me mund të madh të ekipeve të profesionistëve të Institutit Kombëtar. Pakujdesia e juaj shton rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent dhe kështu mund të mbingarkohet sistemi shëndetësor me pasoja të pa parashikuara deri në shpërthim e që mund të paraqes rrezik për jetën e qytetarëve. E dijmë se qytetarët kanë nevoja për shërbime të përditshme andaj bëjmë apel t’iu përmbahen rekomandimeve të IKSHPK në aplikimin e masave mbrojtëse duke ruajtur kështu shëndetin e tyre, të pacientëve dhe të gjithë qytetarëve të vendit. Përpjekja e madhe e përbashkët e derisotme mund të na shkojë huq për shkak të pakujdesisë së mos përmbajtes së tri rregullave themelore, të cilat duhet të jenë përditshmëri e jona edhe pa pandemi, e që nënkupton: mbajtjen e distancës fizike, mbajtjen e maskave dhe larjen e duarve me kujdes disa herë në ditë, për 20-30 sekonda…”, thuhet në shkrimin e IKSHPK-së./21Media

BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!

Si pasojë e mos bartjes së maskave nga ju, qytetarë të nderuar, po rrezikohet…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Wednesday, 17 June 2020