IKSHPK: Cilësia e ujit nga liqenet brenda standardeve të parapara

 

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, njofton se bazuar në rezultatet nga matjet e kryera deri më tani cilësia e ujit për pije është brenda standardeve të parapara.

Ndërsa IKSHPK tërheq vërejtjen se uji i puseve të pambrotjura janë me rrezik të lartë për kontaminim.

“Duke pasur parasysh shqetësimet e ngritura për cilësinë e ujit për pije, si rezultat i reshjeve të dendura të shiut, IKSHPK/QU ka sforcuar monitorim e cilësisë së ujit për pije, gjatë kësaj periudhe. Bazuar në rezultatet nga matjet e kryera deri më tani cilësia e ujit për pije është brenda standardeve të parapara me UA 16/2012 Cilësia e ujit për konsum nga njeriu. Vlera e shtuar e turbullirës ndikon në procesin e ngadalësimit të trajtimit të ujit dhe rrjedhimisht zvogëlimin e kapacitetit prodhues (zvogëlim i sasisë së ujit të përpunuar), andaj kompanitë për arsye të pamundësisë së prodhimit me kapacitet të plotë janë të detyruar të aplikojnë restrikcione me orar të caktuar”, thuhet në reagimin e IKSHPK-së.

Sipas IKSHPK-së, bunaret,puset janë të pa mbrojtura, të pa menagjuara dhe me rrezik të lartë për kontaminim, dhe për këtë lut qytetarët të kenë kujdes në shfrytëzimin racional të ujit dhe kursimin e tij si dhe në maksimum të kenë kujdes me shfrytëzimin dhe futjen e ujit në rrjet nga bunaret, puset, për arsye se cilësia e ujit ne këto resurse është jo e sigurt e posaçërisht për shkak të turbullirës.

Back to top button