IKSHPK me një apel për qytetarët

IKSHPK me një apel për qytetarët

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës i ka bërë thirrje qytetarëve që t’i përmbahen rekomandimeve të Institutit dhe të mos dalin në grumbuj gjatë orëve të lëvizjes.

IKSHPK-ja thotë se sigurimi më i madh i familjarëve është duke mos dalë pa arsye.

“Leni nejat, odat, mbledhjet! Ju lutemi ti përmbaheni rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe mos dilni në grumbuj gjatë orëve të lira të lëvizjes sepse jeni duke rrezikuar veten dhe Familjet e Juaja!  Të nderuar familjarë të të moshuarve: Ju lutemi kujdesuni për më të dashurit tuaj të moshuar dhe për nevojat e tyre, duke u siguruar që të mos dalin nga shtëpia! Në Evropë kanë vdekur më shumë se 50.000 njerëz!  Në Prishtinë, po vërehen dalje masive në orët e lira të lëvizjes.  Grumbuj të njerëzve gjithandej vendit që po rrezikojnë veten dhe të gjithëve!  Ju lutem kini kujdes se mund të shkaktoni shpërthim epidemik në kryeqytet”, thuhet ndër të tjera në shkrimin e IKSHPK-së në Facebook./21Media