Në Kosovë sonte janë konfirmuar 75 raste të reja me koronavirus, Kurse 38 pacientë të tjerë janë shëruar.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik  vazhdimisht është duke iu bërë apel qytetarëve që të kenë kujdes me respektimin rigoroz të masave kundër përhapjes së virusit.

Në apelin e Insitutit, thuhet se numri i rasteve me koronavirus është më i madh se në muajin prill kur llogaritet të ketë qenë piku i pandemisë.

Gjithashtu, IKSHPK-ja ka theksuar se mbajtja e maskave mbetet obligative.

‘’Që kur ka filluar lehtësimi i masave për disa aktivitete, kemi gjurmuar raste të reja të COVID-19 duke u shtuar rreziku të shpërthejnë vatra të reja epidemike në disa komuna të Kosovës dhe në institucione e degë të ekonomisë, për shkak të mosmbajtjes së distancës dhe mosmbajtjes së maskave. Duke pasur parasysh se në javën e fundit kemi rritje të rasteve pozitive që në intensitet kanë kaluar muajin prill dhe kemi raste te punëtorët e organizatave publike e private, kemi rekomanduar Ministrinë e Shëndetësisë të mbyllen sektorët ku ka raste pozitive dhe të gjitha rastet pozitive dhe kontaktet e tyre të mbahen në vetizolim, ndërsa BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE! Këto ditë vërehet fluks i shtuar i lëvizjes së qytetarëve kudo nëpër Kosovë. Kjo është sjellje e rrezikshme dhe lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë me mbajten e distancimit fizik dhe mbajtjen e maskave në vendet publike’’, thuhet ndër të tjera në njoftimin e ISHKPK-së. /21Media