Pasditen e sotme kanë mbërritur 6 mijë e 500 teste dhe 6 respiratorë, donacion nga shteti i Katarit, për institucionet e Kosovës për menaxhimin e situatës pandemike me Covid-19.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, këtë donacion e konsideron shumë të vlefshëm për Kosovën.

Ambasadori i shtetit të Katarit, Ali bin Hamad, duke shpresuar që Kosova të kalojë sa më lehtë këtë situatë, tha se marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Katarit, po përpiqet t’i shtyjë në nivel më të lartë, në të gjitha fushat.

Dhurimi i donacionit u bë i mundur nga organizata “Qatar Charity”.