Sot gjatë ditës janë konfirmuar edhe 96 raste të reja, duke çuar kështu totalin në 2.169.

Pas rritjes së numrit të të infektuarve  IKSHPK-ja vazhdimisht po bënë apel te qytetarët që të respektojnë masat e institucioneve shëndetësore për parandalimin e përhapjes së kësaj sëmundjeje të rrezikshme që tashmë ka prekur pothuajse të gjithë botën.

Në një njoftim për media thuhet se fluksi i shtuar i lëvizjes së qytetarëve dhe pakujdesia e disa qytetarëve gjatë këtyre lëvizjeve dhe aktiviteteve, shton rrezikun e përhapjes së infeksionit me pasoja të paparashikuara deri në shpërthim e që mund të paraqesë rrezik për jetën e qytetarëve.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike rekomandon, SHSKUK të përgjysmojë të gjitha shërbimet dhe të ndalojë rreptësisht hyrjen e përcjellësve në reparte, shërbime specialistike dhe klinika, pasi që shtimi i rasteve të reja tregon për përkeqësim të situatës epidemiologjike me rrezik të shkuarjes drejt humbjes së kontrollit.

“Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura. Duke marrë parasysh nevojat e qytetarëve për shërbime shëndetësore, bëjmë apel te punëtorët shëndetësor t’iu përmbahen rekomandimeve të IKSHPK në aplikimin e masave mbrojtëse duke ruajtur kështu shëndetin e tyre, të pacientëve dhe të gjithë qytetarëve të vendit. Rekomandojmë SHSKUK të përgjysmojë të gjitha shërbimet dhe të ndalojë rreptësisht hyrjen e përcjellësve në reparte, shërbime specialistike dhe klinika.Përpjekja e madhe e përbashkët e derisotme mund të na shkojë huq për shkak të pakujdesisë së mos përmbajtes së tri rregullave themelore, të cilat duhet të jenë përditshmëri e jona edhe pa pandemi, e që nënkupton: mbajtjen e distancës fizike, mbajtjen e maskave dhe larjen e duarve me kujdes disa herë në ditë, për 20-30 sekonda“, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /21Media