Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës vazhdon të bëjë apel  për qytetarët që kenë kujdes dhe të respektojnë masat anti-COVID për të evituar mbylljen totale të vendit.

Ndërsa, është kritikuar lëvizja e shtuar e qytetarëve, për të cilën IKSHPK-ja ka thënë se shtojnë rrezikun për përhapje të infeksionit dhe mbingarkim të sistemit shëndetësor.

“Apelojmë te qytetarët, institucionet publike e private, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura”, thuhet në njoftim.

Apel është bërë për respektim të rekomandimeve dhe aplikim të masave mbrojtëse.

“Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale bashkë me shtabet komunale duhet patjetër të zbatojnë Ligjin Anti COVID-19, Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse, duke u mbështetur në Manualin për luftimin e COVID-19 dhe të merren masa përgjegjësie në çdo rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar”, njoftohet tutje.

Vetëm sot në Kosovë janë regjistruar 661 raste të reja me COVID-19. Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, dhe  janë shëruar 92 pacientë./21Media 

TË DASHUR QYTETARË!

MOS LEJONI MBYLLJEN E TË GJITHËVE PËR PAKUJDESIN E DISAVE!

KUDO QË VËRENI PERSONA QË NUK I…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Thursday, November 5, 2020