IKSHPK organizon testime për Covid-19 në sheshin “Zahir Pajaziti”
29 Dhjetor 2020
Nga sot Instituti Kombëtari shëndetësisë organizon testime plotësuse për Covid-19 të cila do të bëhen në sheshin Zahir Pajaziti.
Kjo procedurë do të zhvillohet sot dhe nesër duke filluar nga ora 9:30 e deri në ora 13:00.
“Marrja e mostrave të hundës dhe fytit, në baza vullnetare për qytetarët që dëshirojnë të testohen me RT-PCR;Procedura e marrjes së mostrave bëhet sipas protokoleve të IKSHPK nga ekipet me përvojë të cilat marrin mostra rregullisht në IKSHPK dhe në terren nëpër institucionet e ndryshme sipas indikacioneve epidemiologjike.
Duke pasur parasysh rëndësine e marrjes së mostrave për depistimin e rasteve të cilët nuk kanë shenja të sëmundjes.”, thuhet në njoftim.
Tutje IKShPK apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2, po ashtu bëhet e ditur se testimet vazhdojnë në IKSHPK dhe të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë./21Media