Pas rritjes së numrit të rasteve me Covid-19 në Kosovë ka reaguar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

IKSHPK-ja rrijtjen e numrit të rastve e vlerëson brengosëse. Përmes një postimi në Facebook, IKSHPK ka bërë të ditur se numri i rasteve javën e fundit ka shënuar rritje brengosëse si pasojë e drejtpërdrejt e neglizhimit te masave.

“Këto ditë vërehet fluks i shtuar i lëvizjes së qytetarëve kudo nëpër Kosovë. Kjo është sjellje e rrezikshme dhe lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Pakujdesia e disa qytetarëve gjatë këtyre lëvizjeve dhe aktiviteteve, shton rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent dhe kështu mund të mbingarkohet sistemi shëndetësor me pasoja të pa parashikuara deri në shpërthim e që mund të paraqes rrezik për jetën e qytetarëve. Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë është obligim dhe duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët”, thuhet ndër të tjera në apelin e fundit të IKSHPK-së.

BARTJA E MASKAVE ËSHTË OBLIGATIVE!

Të nderuar qytetarë! Ju lutemi për kujdes të shtuar!
Virusi është kudo! Virusi…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Wednesday, October 28, 2020

 

Vetëm sot në Kosovë janë regjistruar 281 raste të reja me Covid-19./21Media