Nesër besimtarët e fesë islame festojnë Kurban Bajramin. Është ky Bajrami i dytë që po festohet gjatë periudhës së pandemisë së koronavirusit që ka përfshirë botën.

E për ta parandaluar përhapjen e këtij virusi kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava ka njoftuar sot se nuk do të bëhet falja e Bajramit në xhami, shkruan portali rtv21.tv

Ndërsa edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike përmes një postimi në rrjetet sociale ka publikuar disa udhëzime të cilat duhet t’i ndjekin qytetarët në mënyrë që ruhen nga Covid-19.

“Këtë vit festa jonë e Bajrami do të duket pak më ndryshe. Ne e kuptojmë se mund të ndjeheni të lodhur, të mërzitur ose të trishtuar për këtë. Faleminderit që e keni mbajtur të sigurt dhe të shëndetshëm veten dhe të dashurit tuaj.”, thotë IKSHPK-ja.

Në vijim janë të dhëna këshillat shëndetësore nga ky institut./21Media

 

 

Gepostet von Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës am Donnerstag, 30. Juli 2020