Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka sqaruar se personi i cili u arrestua sot nga Policia e Kosovës për veprën penale marrje ryshfeti, nuk është pjesë e stafit të këtij instituti.

“nuk është staf dhe aq me pak laborant i IKSHPK-së. Personi i arrestuar ka qenë duke punuar si personel mbështetës në punë administrative me kontratë të përkohshme në tre muajt e fundit me afat të caktuar në IKSHPK i kontraktuar si pjesë e projektit të Bankës Botërore për të përkrahur shëndetësinë e Kosovës në përballje me pandeminë COVID 19.Pa paragjykuar procesin e hetimeve në këtë rast, IKSHPK ofron mbështetje të plotë zbatimit të ligjit si dhe mbetet si gjithmonë e përkushtuar për të punuar në mënyrën sa më profesionale të mundu”. Ky rast nuk mundet në asnjë mënyrë të zbeh punën kolosale të personelit të IKSHPK në luftimin e pandemisë me COVID-19 gjatë gjithë vitit 2020.” , thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Në anën tjetër Policia e Kosovës sot ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin pasi që ka marrë ryshfet nga një qytetare.

Sipas informacioneve të marra personi i dyshuar mashkull/kosovar (laborant në IKSHPK), i cili i ka mundësuar një personi femër/kosovare që të hyj dhe ti bëj analizat për Cov.19, pa prit në rend fare dhe për këtë shërbim të mundësuar ditën vijuese për ta marrë rezultatin ai i ka kërkuar t’ia jap atij (20) njëzetë euro. “ :, thuhet ndër tjerash në njoftimin e policisë./21Media