Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike edhe njëherë ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të vendit, që të bartin maskat dhe të respektojnë masat e tjera kundër Covid-19 në mënyrë strikte, pasi që konsideron se rreziku nga përhapja e pandemisë është ende i madh.

IKSHPK vlerëson se çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve.

Nuk ka të drejtë askush të rrezikojë jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesit dhe mos zbatimit të rekomandimeve”, thuhet ndër të tjerash në apelin e IKSHPK-së.