Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sot apeloi qytetarët që vazhdojnë të mbajnë distancën fizike dhe të mbajnë maska.

Instituti rekomandoi që qytarët të lajnë duart me kujdes 20-30 sekonda!

“Lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm.”, njoftoi ndër të tjera IKSHPK, duke shtuar se akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve.

“Luten institucionet për mbajtjen e rendit dhe inspektoratet për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim.”, bëri të ditur më tutje IKSHPK.

Kujtojmë që, në Kosovë nga koronavirusi janë infektuar 927 persona, 671 janë shëruar, ndërsa, 29 kanë vdekur./21Media