Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Ilir Shaqiri, feston sot ditëlindjen e tij të 60-të.

Në mesin e shumë urimeve, nuk kishe se si të mungonte ai i djalit të tij Korabit.

Korabi ka publikuar një fotografi në rrjetin social Instagram ku shfaqet krah babait të tij, teksa ka lënë edhe një dedikim emocionues.

“I dashur baba, Sot është një ditë e shkëlqyer. E di që ti nuk je vërtet i dhënë mbas festave dhe nuk i do spektaklet, por jam shumë i lumtur të shkruaj në këtë ditë. Ditëlindja e heroit të jetës sime është sot dhe ti je heroi im Babë! E tëra që jam sot është ajo që më ke mësuar gjatë gjithë këtyre viteve. Të gjithë i lavdërojnë nënat e tyre për veprat e tyre të mira, unë jam një përjashtim. Për mua, nuk është vetëm mami por je edhe ti. Mësimet që më mësove për sjellje dhe disiplina të mira më kanë ndihmuar të shkëlqej si një student i mirë në shkollë dhe artist i shëndritshëm në skenë. Ti je mentori im dhe askush nuk mund të t’zëvendësojë. Për të gjitha bekimet që më ke bërë, unë të premtoj se do t’vazhdoj të bëhem një person i shkëlqyeshëm. Do të të bëj të ndihesh krenar çdo ditë. Ky premtim do të ishte dhurata më e mirë që mund të bëj në ditëlindjen tënde! Dhe, unë mezi pres të të shoh sot dhe të të uroj edhe 💯! Gëzuar Ditëlindjen Babi im!”, ka shkruar Korabi në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Korab Shaqiri (@korabshaqiri)

Ndryshe, “Ti Shqipëri o Mall i Zjarrtë” është projekti i fundit muzikor që Ilir Shaqiri ka publikuar më 21 nëntor./21Media