"Surprizë nga baba"

“Surprizë nga baba”

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Korab Shaqiri, më 22 korrik festoi ditëlindjen e 33-të. Përveç urimeve të bukura që mori nga familjarët, miqtë e kolegët e tij, familjarët u përkujdesën maksimalisht që t’ia bëjnë edhe më të veçantë këtë ditë.

Ishte babai i tij, këngëtari i mirënjohur, Ilir Shaqiri, i cili ia bëri ditëlindjen edhe më të veçantë. Në një aheng familjar ku të dy po argëtonin mysafirët, ai ia këndoi këngën e ditëlindjes, transmeton rtv21.tv

Këtë video Korabi e ndau me ndjekësit e tij në Instagram dhe e shoqëroi me një mbishkrim. “Surprizë nga Baba”, shkroi ai krahas videos së publikuar në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

Surprizë nga Baba! 😍❤ #ditelindja #wedding #33

A post shared by Korab Shaqiri (@korabshaqiri) on

Kujtojmë se projekti i fundit i Korabit është “Verë e dashni”, që e ka sjellë në bashkëpunim me këngëtarin e mirënjohur, Bujar Qamili./21Media