Njëri prej këngëtarëve që me zërin e tij unik gjithmonë i këndoi Çështjeve Kombëtare padyshim se është Ilir Shaqiri.

Iliri sot ishte i ftuar në programin e mëngjesit “Për ditë të mbarë”  kushtuar festës së 28 Nëntorit ku foli në lidhje me vizitën e tij e parë në Shqipëri, e deri te projekti i fundit që e publikoi para disa dite.

“Ëndrrat tona kanë gjithmonë për Shqipërinë tonë të përbashkët dhe njeriu në ato momente e mate idealizmin e brendshme që e ka nuk dëshiron të shoh gjëra që atij nuk do t’i pëlqenin. Njerëzit, kultura ishte e atij nivelit që e kishim shijuar nga Radiotelevizionit Shqiptar radio Tiranës, radio Kukësit nga këto mediume të cilat mendojë që jemi frymëzuar të gjithë”, tha Ilir.

Iliri gjithashtu tha se njëra ndër kujtimet më të mira për të janë edhe këngët që i ka kënduar me Hamëz Jasharin me të cilin ishin edhe shokë.

 

Për këtë nëntor Iliri solli projektin e titlluar “Ti Shqipëri o Mall i Zjarrtë”, të cilin e solli edhe me videoklip./21Media