Hasaj flet për aktivitetin

Hasaj flet për aktivitetin

Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me librarinë Dukagjini dhe organizatën ETEA, kanë hapur thirrjen “shkruaji Prishtinës”. Ata që dëshirojnë të bëhen pjesë e këtij aktiviteti, duhet të dërgojnë poezi apo tregime, përmes të cilave shprehin kujtimet dhe dashurinë për Prishtinën.

Ilirjana Hasaj në “Për ditë të mbarë”, u shpreh se ky bashkëpunim me komunën e Prishtinës erdhi shumë natyrshëm meqë edhe më herët kanë pasur bashkëpunim me komunën.

Hasaj tha se ideja e kësaj thirrje është që secili ka një dëshirë të madhe për shkrim dhe që t’i ndajnë këto shkrime me të tjerët. Ajo u shpreh se tri shkrimet më të mira do të shpërblehen nga libraria “Dukagjini” me libra. Kurse 40 shkrime do të përzgjedhen dhe do të bëhen pjesë e një libri.

Aktiviteti në fjalë është menduar si mundësi e mirë për të sfiduar monotoninë dhe izolimin në shtëpi që po ndodh si pasojë e përhapjes së COVID-19./21Media