Mesfushori i Manchester Cityt, Ilkay Gundogan ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Mesfushori gjerman është bërë lojtari i tretë te Citiznes që infektohet me virusin global, pas Riyad Mahrezit dhe Aymeric Laportes.

Manchester City ka konfirmuar infektimin e Gundoganit me COVID-19, derisa ka bërë të ditur se lojtari është në vetëizolim.

“Ilkay do të qëndrojë në vetëizolim për një periudhë dhjetë ditore, sipas protokollit të vendosur nga Britania e Madhe dhe Liga Premier”, thuhet në komunikatë.