Imeraj: Manastiri i Deçanit është shndërruar edhe në problem ekonomik

(Lajmi i përditësuar)

Shkodran Imeraj, kryetar i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” Dega në Deçan në një intervistë për “21Drejpërdrejt” në RTV21 u shpreh se për ta ka qenë e habitshme se si komuna në kohen e kryeministrit Hoti i ka hapur rrugë bajpasit të dytë.
“Manastiri i Deçanit e ka penguar dhe vazhdon ta pengojë ndërtimin e rrugës Deçan -Plavë e cila kalon në afërsi të Manastirit të Deçanit. Për ne ka qenë e habitshme si është pranuar një dakordim i tillë. Ne kemi bërë thirrje që rruga duhet të ndërtohet në rrugën ekzistuese sepse nëse e largojmë rrugën ne po flasim për një investim milionësh për t’i bë zgjidhje vetëm një objekti i cili pretendon që ka pronësi“, tha Imeraj.
Ai tha se Manastiri përveç që është shndërru në problem politik, është shndërruar edhe në problem ekonomik mes Komunës dhe Manastirit i cili pengon ndërtimin e rrugës.

Shkodran Imeraj, kryetar i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” Dega në Deçan në një intervistë për “21Drejpërdrejt” në RTV21 foli edhe për Kishën ortodokse në oborrin e UP-së, duke thënë se është e habitshme se si UP-ja ka heshtë në këtë temë.
“Nëse e shohim se kur është falur ajo pronë dhe kur është ndërtuar ajo kishë, po flasim për periudhën e njëjtë. Dhe problemi i vendimit të vitit 1993 dhe 1997 me të cvilin Serbia ia ka falë këto prona manastirit të Deçanit po flasim për një periudhë kohore të njëjtë, pra në të dy rastet si në Deçan sin ë Prishtinë kemi të bëjmë me ligjet e kohës së masave të dhunshme. Ne po flasim për një tematikë të njëjtë, por në regjione të ndryshme. Shkalla e parë në Gjykatën Themelore të Prishtinës i ka jep te drejtë pronësie Kishës serbe dhe e ka hudhë poshtë pretendimet e UP-së. Ne është e habitshme pse UP-ja ka heshtë në këtë temë sepse në fund të fundit UP posedon një fakultet Juridik i cili ka professor të cilët janë të drejtës Kushtetuese, Univeristeti mund t’iu kundërvu këtyre veprimeve të dhunshme”, tha Imeraj.

Kontesti pronësor i Manastirit të Deçanit, pse po e kundërshtojnë historianët vendimin e Kushtetueses
Shkodran Imeraj, kryetar i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” Dega në Deçan në një intervistë për “21Drejpërdrejt” në RTV21 tregoi pse po e kundërshtojnë vendimin e Kushtetuesës për kontestin pronësor të Manastirit të Deçanit.
“Gjykata Kushtetuese sipas vlersimit tonë ka shkelur nenin 113 pika 7 të Kushtetutës së R. Kosovës, nen në të cilën thuhet se të gjitha lëndët që referohen të Gjykatyën Kushtetuese do të mund të trajtohen nga kjo Gjykatë në qoftë se janë mbyllur nga gjyqësori i rregullt i Kosovës, respektivisht nga gjykatat e sistemit të Kosovës”, tha ai duke theksuar se Gjyakat Supreme e Kosovës ka nxjerrur dy veprime: Shkalla e parë duke i dhënë të drejt manastirit, ndërsa shkalla e dytë duke e nxjerr në rigjykim të tërsishëm të lë për të kuptuar se Gjykata Kushtetuese me ndërhyrjet e saj ka shkelur nenein 113.

Manastiri i Deçanit, i cili gjendet në pjesën perëndimore të vendit, kërkon marrjen në pronësi të një sipërfaqeje prej rreth 24 hektarësh.
Pronësia e Manastirit të Deçanit mbi këta 24 hektarë tokë u konfirmua nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës në maj të vitit 2016./21Media

Back to top button