Futbollisti italian, Ciro Immobile ka zgjatur kontratën e tij me Lazio edhe për gjashtë vjet, raportojnë mediat italiane.

Immobile është në prag zgjatjes së kontratës pesë-vjeçare me një mundësi për një vit shtesë që zgjat deri në qershor 2026, që do të thotë se ai mund të shihte me siguri karrierën e tij në Romë.

Lojtari i kombëtares italiane do të fitojë katër milionë euro në sezon. Sulmuesi i Lazios ishte golashënuesi më i mirë në Evropë sezonin e kaluar me 36 gola të shënuar.

30-vjeçari mbërriti në ekipin e Lazios katër vjet më parë nga Seville, dhe deri më tani ka luajtur 178 ndeshje në të gjitha garat dhe ka shënuar 125 gola për Lazio.