Incident me të lënduar në një lokal në Shkup, u regjistruan disa shkelje

 

Inventar i thyer dhe disa të lënduar është bilanci pas incidentit të mbrëmshëm në një restorant të njohur në Shkup. MPB ka arrestuar dy persona të moshës 20 dhe 27 vjeçare të cilët janë përplasur fizikisht me dy persona të tjerë të moshës 19 dhe 28 vjeçe.

“Sipas dëshmisë së të pranishmëve, të tre paraprakisht kanë qenë ulur në një tavolinë. Më pas A.S. fizikisht e ka sulmuar edhe E.H. (18) nga Shkupi e cila ka qenë së bashku me S.S. (19) nga Shkupi, e më pas ia ka thyer celularin E.H”, tha zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski.

Ngjarja menjëherë është denoncuar në MPB, ndërsa një pjesë e dhunuesve janë dhënë në arrati, pas çka policia i ka kapur dhe i ka arrestuar.

Para se të ndodh incidenti, Inspektorati shtetërorë i tregut, ka arritur për të kryer kontroll në objektin hotelerik, por sapo ka arritur të pranishmit kanë filluar të dalin nga objekti për shkak të përplasjes fizike.

“Në momentin e vizitës së lokalit, në momentin e mbikëqyrjes në përpjekje për të bërë mbikëqyrje për respektimin e protokolleve rreth orës 20, gjatë tentimit për të hyrë në lokal, u përballëm me turmë e cila në mënyrë masive largohej nga lokali. Që do të thotë se Inspektorati i tregut fare nuk ka hyrë brenda në lokal për shkak se pamë që menjëherë erdhën pjesëtarë të MPB dhe ne u drejtuam në lokacion tjetër”, deklaroi inspektorja e Tregut, Aleksandra Koteli.

Në kontrollet e kryera në vend, inspektorati ka intervenuar në mbylljen e lokaleve në Shkup Veri, Vollkovë, Prilep dhe Makedonski brod.

Në fuqi ende janë masat të cilat kërkojnë që distanca mes mysafirëve të jetë 1.5 metra, maksimum 12 persona në tavolina të ngjitura dhe dezinfektim i hapësirës./21Media

https://www.youtube.com/watch?v=yKL6ZwUEpzQ&feature=emb_title

Back to top button