Qeveria indiane ka njoftuar për masat e reja lehtësuese, pavarësisht rritjes së numrit të rasteve.

Nga 8 qershori, hotelet, restaurantet, qendrat tregtare dhe vendet e adhurimit do të lejohen të hapin dyert. Ndërsa në fazën tjetër që është paraparë të ndodhë nga korriku, përfshihet hapja e shkollave dhe universiteteve.

Por disa aktivitete do të mbeten jashtë limiteve, përfshirë udhëtimet ndërkombëtare, dhe kinematë dhe baret do të qëndrojnë të mbyllura.

Sot në Indi janë shënuar 8 mijë raste të reja të infektimit, duke e çuar numrin total të rasteve në 173 mijë e 763./21Media