Të dhënat e reja nga India tregojnë se ky shtet renditet në vendin e katërt botërisht me numër të rasteve, pas Rusisë, Brazilit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë, janë konfirmuar 297 mijë e 535 raste në Indi qysh nga shpërthimi i pandemisë.

Nga to, 141 mijë e 842 janë raste aktive, 147 mijë e 194 janë shëruar, 8 mijë e 498 kanë vdekur dhe një është larguar nga vendi./21Media