Kryeministri indian Narendra Modi zhvilloi sot një takim të nivelit të lartë për të diskutuar qëndrimin për përplasjet me Kinën.

Të pranishëm ishin këshilltari i Sigurisë Kombëtare Ajit Doval dhe shefi i Shtabit të Mbrojtjes gjeneral Bipin Rawat. Një takim i veçantë u mbajt më herët me sekretarin e Jashtëm, përcjell rtv21.tv

Këto mbledhje sipas mediave indiane, vijnë në një kohë kur trupat kineze dhe indiane janë përplasur në Sikkim dhe Ladakh. Fotografitë satelitore kanë treguar që Pekini po zgjeron një bazë ajrore afër Ladakh.

Pamje më të afërta kanë zbuluar madje edhe avionë luftarakë.

Dje, Kina nëpërmjet një njoftim në faqen e saj të ambasadës, u tha shtetasve kinezë që jetojnë në Indi, se do të mund t’i kthejnë në shtëpitë e tyre nëse dëshirojnë.

Përplasjet midis Kinës dhe Indisë filluan pasi Kina shprehu pakënaqësi për ndërtimin e një rruge dhe ure në zonën Galwan nga India.

“Rruga ishte ndërtuar për të ndihmuar popullsinë lokale”, i kishte thënë një oficer i lartë televizonit indian NDTV./21Media