Spitalet e Indisë janë mbingarkuara numri i të vdekurëve ka kaluar 200 mijë

Numri real i viktimave mendohet të jetë shumë më i madh se sa ai i regjistruar zyrtarisht.

Furnizimi me oksigjen mbetet shumë i ulët në të gjithë vendin, nderkaq qe po funksionon tregu i zi si opsioni i vetëm për  njerëzit në hall.

Krematoriumet po punojnë pa ndërprerje, madje në lokacione të improvizuara si në parkingje makinash etj.

Janë shënuar të paktën nga 300,000 infeksione të reja ditore gjatë javës së kaluar, kurse më se shumti  360,000 raste të reja në 24 orët e fundit. Në përgjithësi, më shumë se 17.9 milionë raste të reja  janë regjistruar në këtë vend aziatik.

Ndihma e huaj ka filluar të mbërrijë në kete vend si nga Mbretëria e Bashkuar dhe Singapori, nderkaq
Rusia, Zelanda e Re dhe Franca janë zotuar të dërgojnë pajisje mjekësore urgjente, madje edhe rivalët rajonalë Pakistani dhe Kina kanë lënë mënjanë mosmarrëveshjet e tyre dhe kanë premtuar të ndihmojnë.

Sidoqoftë, ekspertët thonë se ndihma do të ketë vetëm një efekt të kufizuar në një vend që ka një popullsi prej 1.3 miliardë, raporton BBC./21Media