India raporton mbi 4000 vdekje në një ditë nga COVID-19

 

India ka raportuar një rekord prej 4 mijë e 187 vdekjesh nga Covid-19 në 24 orë dhe 401,078 raste të konfirmuara sipas shifrave zyrtare.

Shifrat rekorde janë raportuar në kohën kur po bëhet presion mbi qeverinë e kryeministrit Narendra Modi që të shpallë një mbyllje kombëtare.

India ka më shumë se 21.8 milionë raste të konfirmuara të infeksioneve dhe gati 240 mijë vdekje, transmeton rtv21.tv.

Vala e dytë në Indi ka filluar që nga shkurti dhe për këtë gjë po fajësohet qeveria që hoqi masat kufizuese për mbledhjen e njerëzve gjatë disa festivaleve fetare dhe tubimeve politike.

Rastet me koronavirus rriten pa u ndalur në të gjithë globin me 157 milionë e 519 mijë e 805 të infektuar. Ndërsa 135 milionë e 618 mijë e 336 janë shëruar, 3 milionë e 283 mijë e 84 kanë vdekur deri më tani.

SHBA mbetet vendi më i goditur me 33 milionë e 416 mijë e 342, ndjekur nga India, Brazili, Franca dhe Turqia./21Media

Back to top button