Në 24 orët e kaluara janë shënuar 6 mijë e 654 raste të reja të koronavirusit në Indi. Kjo është shifra më e lartë ditore që nga fillimi i përhapjes. Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe e Mirëqenies Familjare në Indi.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në shtetin e dytë me popullsinë më të madhe në botë shkoi në 125 mijë e 101 persona, ndërsa numri i viktimave në 3 mijë e 720.

Rajoni më i prekur deri më tani nga Covid-19 është Maharashtra në pjesën perëndimore të vendit, ku janë shënuar mbi 44 mijë raste të infektimeve dhe 1 mijë e 517 të vdekur.

Megjithkëtë, qeveria indiane ka njoftuar se nga java e ardhshme do të rifillojnë fluturimet brenda shtetit./21Media