Republika Çeke ka mbyllur shkollat dhe baret, kafenetë dhe restorantet holandeze po mbyllen, e edhe Franca mund të fusë në fuqi orën e mbylljes, teksa qeveritë evropiane po luftojnë për ta mbajtur nën kontroll një valë të dytë të infektimeve me koronavirus.

Mbyllja e pjesshme në Holandë hyn në fuqi në orën 22:00. Gjithashtu sot presidenti francez Emmanuel Macron pritet të publikojë masa të reja për Parisin dhe qytete të tjera.

Rajoni i Katalunisë në Spanjë po konsideron masa të reja të përkohshme.

Përreth Evropës infektimet po rriten, me Rusinë që raportoi sot një numër rekord të infektimeve dtore me 14.321, përfshirë këtu edhe 239 vdekje.

Por edhe vendet që kanë pasur më shumë sukses në kontrollimin e koronavirusit, po përballen me një rritje të infektimeve.

Gjermania po përballet me më shumë se 5 mijë infektime ditore për herë të parë që nga prilli.

Irlanda Veriore ka mbyllur shkollat për dy javë, teksa baret dhe restorantet do të limitohen vetëm në shërbimin “merre me vete”.

Polonia ka raportuar 116 vdekje brenda 24 orëve, numri më i madh që nga fillimi i pandemicë, dhe një numër rekord të rasteve ditore, 6.526./21Media