Një në çdo pesë amerikanë të anketuar së fundmi pranuan se ka më shumë gjasa të mbajnë një maskë tani që Presidenti Donald Trump, ka dalë pozitiv për Covid-19.

Rreth 21% e të anketuarve në një sondazh të ri nga Axios-Ipsos, thanë se tani ka më shumë shanse të mbajnë maskë dhe distancë fizike prej të paktën gjashtë metra nga të tjerët.

Megjithatë, për pjesën tjetër të amerikanëve, infektimi i kreut të Shtëpisë së Bardhë, nuk kanë ndryshuar sjelljet dhe pikëpamjet e tyre, për të mbajtur maskë ose distancë fizike, raporton A2.

Në një sondazh tjetër të CNN të kryer nga SSRS, dy të tretat e amerikanëve thanë se Presidenti Trump trajtoi rrezikun e infeksionit me koronavirus te personat rreth tij në mënyrë të papërgjegjshme.

Sondazhi zbuloi se 69% e amerikanëve kishin pak besim tek ato që kishin dëgjuar nga Shtëpia e Bardhë në lidhje me shëndetin e Presidentit, me vetëm 12% që thanë se i besuan pothuajse të gjitha.

Po ashtu, 63% thonë se vetë infeksioni i tij nuk ka gjasa të ndryshojë diçka në lidhje me mënyrën se si ai e trajton pandeminë.