Kryetari i Komunës së Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri, ka bërë të ditur se ka dalë pozitiv në testin për koronavirus.

“Ju njoftoj se pas disa simptomave kam bërë testin për COVID-19, ku kam dalë pozitiv. Shihemi së shpejti”, ka shkruar Bahtiri në Facebook.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës informoi se gjatë 24 orëve të fundit vdiqën 10 persona që ishin të prekur nga COVID-19, u konfirmuan edhe 521 raste të reja, derisa u shëruan 585 persona.