Drejtoresha e Spitalit të Kumanovës, Snezhana Zaharieva, ka rezultuar pozitive në koronavrius. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo nëpërmjet një shkrimi në Facebook.

Siç thotë, arsyeja për rezultatin pozitiv janë stresi kronik dhe lodhja.

Rezultat pozitiv nga testi i SARS-Kov2. Pa maskë duke qëndruar vetëm në shtëpi, 5 muaj punë-shtëpi, por imuniteti u dobësua. Stresi kronik dhe lodhja e bënë të vetën. Kujdesuni për veten! Testin e bëra dje pasdite dhe një falënderim deri te ASHAM për rezultatin e shpejtë“, shkroi Zaharieva.

Drejtori i Qendrës për Shëndet Publik në Kumanovë, Arif Latifi, para disa ditësh në një deklaratë për TV21, tha se çdo ditë po analizohen pacientët pozitivë, anketohen dhe po shqyrtojnë – cili mund të jetë burimi i infeksionit.

“Drejtoresha e Spitalit të Kumanovës dy herë ka qenë në vetëizolim, njëherë në fillim të krizës kur është kthyer nga një udhëtim privat, kurse herën tjetër kur një anëtar i familjes së saj mori pjesë në një mbledhje partiake, pas çka ishte konstatuar se drejtoresha e DAP-it, Sanja Lukarevska është pozitive ndaj virusit. Rezultatet e saj atëherë ishin negative”,- deklaroi Latifi./TV21