Infektohet kryeministri i Kroacisë
30 Nëntor 2020
Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviq është infektuar me COVID-19 dhe ndodhet në vetizolim.
“Me rekomandimin e një epidemiologu, Plenkoviq kreu një ri-test për praninë e koronavirusit të hënën dhe rezultati ishte pozitiv,” njoftoi Qeveria.
“Kryeministri u urdhërua më parë një masë epidemiologjike e vetizolimit. Kështu që tani ai do të qëndrojë i izoluar për 10 ditë,” thuhet më tej në njoftim.
Plenkoviq aktualisht po ndihet mirë dhe vazhdon të kryejë aktivitetet dhe detyrimet e tij nga shtëpia.