Infektohet me Covid-19 kryeinfermierja e Pulmologjisë në QKUK

 

Kryeinfermierja e Klinikës së Pulmologjisë në Kosovë, Arta Sejdiu është infektuar me koronavirus.

Këtë ajo e bëri të ditur vet përmes një postimi në Facebook.

Sejdiu ka shkruar se ka simptoma, por jo të rënda  dhe se do të vetizolohet në shtëpi.

 

Në Kosovë deri tani janë regjistruar 10 mijë e 419 persona të infektuar me COVID-19, 6 mijë e 58 prej tyre janë shëruar kurse,  341 kanë vdekur. /21Media 

Back to top button