Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi, është konfirmuar se është infektuar me virusin Covid 19.

Krasniqi ka dalë pozitiv gjatë ditës së hënë, megjithatë lajmi u bë i ditur sot.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe bashkëpunëtori i afërt i Krasniqit, Fatmir Limaj, i ka uruar shërim të shpejtë atij pas infektimit me virusin Covid 19.

“Iu bëj thirrje edhe një herë qytetarëve të Kosovës që të respektojnë në përpikëri rekomandimet e institucioneve shëndetësore, të përdorin masat mbrojtëse nga ky virus, sepse vetëm kjo është rruga më e mirë për ta ruajtur shëndetin tuaj dhe të tjerëve.”, ka deklaruar Limaj në një postim në Facebookun e tij./21Media