Infektologu Valbon Krasniqi tha se nuk ka vend për zhgënjim dhe as dëshprim, përkundër rritjes së numrit të rasteve ditët e fundit.

Krasniqi u shpreh se asnjë pandemi nuk përfundon menjëherë dhe se jemi në rrugë të drejtë.

“Nga nesër fillon faza e dytë e zbutjes së masave anti-COVID. Kjo është rezultat i punës sonë të përbashkët, e para se gjithash qytetarëve me disiplinën e treguar. Pavarësisht rritjes së numrit të rasteve ditëve të fundit, s’ka vend për dëshprim e zhgënjim. Asnjë pandemi nuk përfundon në mënyrë të përnjëhershme. Situata është e menaxhueshne. Jemi në rrugë të drejtë. Mbani maskat, dezinfektoni duart rregullisht, vazhdoni të mbani distancën fizike, dhe suksesi është i garantuar.”, ka shkruar Krasniqi në Facebook./21Media